Njohja e patentave/ Flet Gërvalla: Gjermania, ndihmesë për njohje nga shtete të tjera

Pasi Gjermania vendosi të njohë patentat për drejtuesit e mjeteve të Kosovës ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Mes tjerash, ministrja Gërvalla thotë se Gjermania do të jetë shembull që edhe vende të tjera të njohin patentat e Kosovës.

Mijëra e mijëra qytetarë të Kosovës në Gjermani kanë qenë për vite me radhë të privuar nga e drejta e tyre për të drejtuar automjete me lejen/patentën e tyre të fituar në Kosovë. Ky proces do të duhej të kishte përfunduar shumë më herët. Mijëra euro kanë paguar familjet shqiptare në Gjermani për të bërë patentën gjermane, e cila për një shumicë të konsiderueshme të tyre ndërlidhej drejtpërdrejt me mundësinë për të punuar ose jo”, tha Gërvalla.

“Gjatë ditëve në vijim, do të informoheni rreth afateve ligjore si dhe të gjitha detajeve të rëndësishme lidhur me përdorimin e lejes/patentës suaj në Gjermani”, u shpreh ministrja.

Jam e bindur që shembulli me Gjermaninë të jetë një ndihmesë e madhe edhe gjatë bisedimeve dhe negociatave që jemi duke zhvilluar me shtete të tjera rreth njohjes së lejeve/patentave tona. Jam e ndërgjegjshme që qytetarët tanë jashtë vendit ballafaqohen edhe me plot sfida të tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë. Por, në anën tjetër, jam e bindur që me punë e përkushtim në të ardhmen do të mund t’i zgjidhim një nga një edhe një pjesë të madhe të tyre,” shkruan ajo në “Facebook”./Shqiperiaime.com.al

Author: Portali