Autoritetet e Serbisë kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në kulmin e krizës Ukrainë-Rusi, tha të premten presidenti Aleksandar Vuçiç.
Duke folur gjatë një debati të drejtpërdrejtë në TV Prva pro-qeveritare të premten, Vuçiç tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.
“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb. Vuçiç ka shtuar gjithashtu se furnizimet me derivate nuk janë siguruar ende./inforculture.info