I kishte rënë fustani i preferuar te kati i 9-të i ballkonit të komshies, nëna përdor fëmijën për ta kapur

Në Delhi të Indisë kalimtarët kanë bërë një video të pazakontë ku shihet një nënë e cila me ndihmën e një cope sari të fustanit përdor dhe rrezikon jetën e fëmijës së saj nga kati i 10-të i ndërtesës në ballkonin e katit të 9-të fqinjes pasi i kishte rënë veshja e saj e preferuar. Videoja ka bërë xhiro në rrjet, ndërsa shumë nëna dhe gra në komente kryqëzojnë nënën indiane për pakujdesinë që tregon ndaj fëmijës së saj.

Videoja është filmuar në zonën Faridabad në Delhi të Indisë. Siç shihet edhe në videon më poshtë, gruaja tenton të marrë veshjen e saj të preferuar me ndihmën e djalit të cilin e përdor si litar duke e varur nga kati i 10-të në katin e 9-të./asutimes.com

Author: Portali