Vajza dashuron ish-in e Borës/ Nëna e Beatrix pro lidhjes, ‘ndjek’ dhëndrin e ardhshëm

Lidhja e Donaldit dhe Beatrixës është një nga temat kryesore në portalet rozë. Për dyshen dhe dashurinë e tyre kanë reaguar edhe të afërm të këngëtares dhe aktorit. Pasi i hodhëm një sy rrjetit social Instagram të Donaldit, u vu re se mamaja e Beatrix ndjek dhëndrin e saj të ardhshëm, të dashurin e Triksës, Donald Veshaj.

Me këtë veprim duket që nëna e Triksës është pro dashurisë së bijës së saj me aktorin, ndërsa pritet të shihet ecuria e lidhjes së tyre pas daljes së Donaldit nga shtëpia e BBV./asutimes.com

Author: Portali