“Je i dehur, do dërgohesh në komisariat”/ Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, vihet në pranga 61- vjeçari në Durrës, tentoi të korruptonte ,edhe policinë (Video) ,

 

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës falë edhe bashkëpunimit me qytetarët që kanë njoftuar se një mjet kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në vendin e quajtur “Plepa”, kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E.Z. Drejtuesi i mjetit i ka ofruar 5000 lekë të rinj punonjësit të policisë për të mos i bërë testin e alkoolit, por punonjësi i Policisë ka kryer testet e alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.77 mg/l. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shoqëruar shtetasin E.Z, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Shqiperia ime.com.al

Author: Portali