‘Po ju çfarë ishit ju, kukulla! Pse e lejuat Bashën që me një telefon të…’, debat i fortë mes Çanit dhe Grida Dumës

Arjan Çani dhe Grida Duma, kanë patur një debat të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike.

Çani i tha Dumës, se të gjithë personat që u rreshtuan me Bashën dhe lejuan përjashtimin e Berishës si një vendim personal të Bashës, “janë bashkëfajtor”.

 

Pjesë nga debati:

 

Arjan Çani: Rreshtohuni të gjithë me më të fortin. Këtë duhet të bëni. Vetëm raporti i forcave vlen në botë. Të tjera janë për të gënjyer njerëzit.

 

Andi Bushati: Je gabim, ka rregulla demokratike.

 

Grida Duma: Ngërçi është krijuar nga konflikti Basha-Berisha.

 

Arjan Çani: Jeni të gjithë bashkëfajtorë. Përse lejuat ju të përjashtohej Berisha më një telefon? Jeni bashkëfajtorë!

 

Grida Duma: Basha dhe Berisha ishin të shkrirë me njëri tjetrin.

 

Arjan Çani: Po ju ça’ ishit, kukulla ishit ju?

 

Grida Duma: Mua më thua kukull ti? Unë kam folur për lista të hapur. Unë i kam bërë sakrificat e mia. Mua sme interson të jem deptuete e një partie që ka vajtur 6%. Ti thua bëni zgjedhje me një parti që ka vajtur 30% i vetëvetes.

 

Arjan Çani: Nuk është kjo logjika. Këto janë spekulime.

 

Grida Duma: Këto janë fakte, vota. Të dyja gjysmat janë më pak se PD e madhe. Nëse do të bësh zgjedhje sot, nuk po bën zgjedhje në PD. Shumica e demokratëve e kanë abroguar këtë proces.Kur ata e bëjnë një hap prapa, ikin nga konflikti personal. Kjo nuk është situate e demokratëve, por atyre të dyve, që partia i pranoi të ishin në traditën e vazhdimësisë. Thamë nuk e ka virtyt PD, atëvrasjen.

Author: portali