Corriere Della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila, duke dhënë detaje rreth mënyrës si funksiononte grupi i trafikut të drogës.
Ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”. Një arkë e fshehur ku kishte para dhe fatura nga banda e trafikantëve. Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi për shoqërim kriminal.
Kjo është historia e Elsa Lilës, tani e ndaluar në Rebibbia. Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit dhe tashmë në burg: agjentët e Skuadrës Mobile, të koordinuar nga magjistratët e Drejtorisë Antimafia të Qarkut, e shoqëruan mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në San Lorenzo. Këngëtares shqiptare pritet që ti komunikohet masa e sigurisë në ditët e ardhshme.
Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, janë të arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit.
Tani për tani nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me drogën, e cila u gjet në disa dhoma në Acilia dhe të fshehura në një garazh në Torreveçhia dhe një tjetër në Casal Bernoçhi, si dhe në një apartament në via Stresa.
Por pavarësisht kësaj, gjyqtari e konsideron Elsa Lilën plotësisht “pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia.
“Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila trafikantit. Gjatë bisedës së zbardhur nga përgjimet, Lila më shumë se policisë i frikësohej hajdutëve, pasi mund ti vidhnin kasafortën e parave, që dyshohet se ishin produkt i trafikur të drogës.
Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.
Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”.
Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.
Nëse koka e grupit është ende në kërkim, veç Lilës në pranga ka përfunduar edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titi”, 47 vjeç, i cili dhe më parë ka rënë në prangat e policisë italiane, për të njëjtën akzuë të trafikimit të lëndëve narkotike.