Diell dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte. Në ultësirën perëndimore do të ketë mot me diell, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë në lindje të vendit.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Author: portali