Prestigjozja amerikane ‘People’ publikon pamjet: Në avionin plot me pasagjerë që udhëtonin nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, ndodh një ngjarje e bukur

Revista restigjoze amerikane ‘People’ ka publikuar në faqen e Instagramit pamjet e veçanta nga një fluturim i nisur nga Emiratet e bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Në avionin e linjës për në Rinas, të mbushur plot e përplot me pasgjerë udhëtonte edhe një djal i vogël i cili gjatë udhëtimit ka shpëthyer në të qara.

Pas tentativave të shumta vogëlushi ka mundur të qetësohet vetëm pas gjestit të veçantë të të gjithë pasagjerëve të cilët njëzëri kanë kënduar ‘Baby Shark’. Pamjet janë filmuar nga një prej udhëtarëve dhe po bëjnë xhiron e rrjetit në të gjithë botën. “Këtë quajmë punë grupi”– shkruan ‘People’ në Instagram, transmeton lexo.al.

https://www.instagram.com/p/CbfJcOtjbAp/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Author: portali