Lajm fantastik/ Yuri Kim: Amerika zgjat në 10 vjet vlefshmërinë e vizave për shqiptarët!

 

Duke nisur nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga 3 në 10 vjet.

Lajmi fantastik për shqiptarët është konfirmuar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik”, njofton Yuri Kim.

Author: portali