Cilat detaje të pëlqejnë më shumë sipas shenjës tënde të zodiakut

Kur jemi të vëgjel jemi më të paduruar  ose më të plogësht dhe rrallë herë jemi të vëmendshëm ndaj gjërave të vogla. Me kalimin e viteve kjo gjë mund të ndryshojë e megjithatë vëmendja ndaj detajeve mund të varet edhe nga shenja e horoskopit.

 

Çdo shenjë e zodiakut ka një vështrim të ndryshëm për gjërat e vogla.

 

Kështu shenjat e zjarrit Dashi, Luani dhe Shigjetari, për shembull, kanë kuriozitetin për shkëlqimin e një ore prestigjioze, dizajnin e ri të një makine ose sediljen e një motoçiklete.

 

Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit jetojnë me më shumë vëmendje emocionale, më pak materiale dhe e përqendrojnë vëmendjen e tyre në vertikalitetin poetik të një peme, një peizazh, një shkëmbim shikimesh, një zë të ngjirur dhe të thellë që mund të zbulojë misterin e identitetit të atij që kanë përballë.

 

Nga ana tjetër shenjat e Tokës tërhiqen nga referencat e shijes dhe estetikës: Demi fokusohet në një pjatë të veçantë servirjeje, Virgjëresha ndjek me përpikëri nuancat e një parketi. Bricjapi shikon etiketën e një vere ekskluzive.

 

Shenjat e Ajrit bashkojnë kuriozitetet materiale dhe virtuale. Vëmendja e Binjakëve është e zhytur në atmosferën e gjallë të një mbrëmjeje me miqtë. Peshorja magjepset nga qepja dhe prerja e një palltoje.  Ujori befas e kthen vëmendjen te kopertina e një libri që mund ta ndihmojë për projektet e tij.

Author: portali