Mos u mundo ta kuptosh një Akrep. Do të çmendeshe…

Akrepat janë padyshim njerëzit më të keqkuptuar të horoskopit, por edhe më të gjykuarit. Sarkazma e tyre është e natyshme, e prerë dhe ndonjëherë fyese, saqë shpesh herë kuptohet në mënyrë të gabuar. Ama Akrepat e përdorin sarkazmën si një mekanizëm mbrojtës të vetes së tyre. Pas barrierave të tilla mbrojtëse, ekziston një person i sjellshëm dhe i kujdesshëm, që i mendon gjërat vërtet në mënyrë të thellë.

 

Nëse e shihni një Akrep si kokëfortë dhe arrogant, realisht ai dëshiron të shkëlqejë në gjithçka që bën. Kokëfortësia është tipar i një personi këmbëngulës. Të qenit i sigurtë është rezultat i një personi që ka punuar shumë për të arritur rezultate. Nga të gjitha shenjat e horoskopit, një Akrep nuk do t’ju tradhëtojëkurrë. Kjo sepse është besnikëria për një Akrep, është vlera më e rëndësishme që ai kërkon tek një person.

 

Nëse bëni diçka për ta lënduar një Akrep, duhet të dini se ata do t’ju largojnë shumë lehtë nga jeta e tyre dhe nuk do të kthehen më tek ju. Akrepi është lloji i personit, shoqërinë e të cilit mund ta konsideroni tëmirëqenë dhe kur e humbni, e kuptoni realisht çfarë keni humbur. Nëse tradhëtoni besimin e tij, dijeni se marrëdhënia juaj nuk do të jetë më e njëjta. Mundet t’ju falë, por nuk do ta harrojë kurrë atë që i keni bërë.

 

Ndër të metat e tij, mund të përmendim xhelozinë dhe paaftësinë për të dashuruar pa u menduar mirë. NjëAkrep është shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, ndaj kujdeset ta njohë mirë dikëdhe të bindet që e do vërtet, përpara se t’i shprehë dashurinë e tij. Nëse e fitoni besimin e tij, duhet tëndiheni të bindur se sa vlera ka Akrepi si person.

 

Akrepi ka gjithashtu aftësi të veçantë për t’i kuptuar njerëzit që në takimin e parë. Ai arrin ta ndiejë kur dikush është fals, apo kur nuk është një person i mirë. Kjo ndjesi nuk i dështon asnjëherë. Nëse një Akrep i flet ashpër dikujt, duhet ta dini se ka krijuar opinion të keq për të dhe se gjërat kanë arritur në njëekstrem, ku realisht nuk mund të përballohen prej Akrepit.

 

Njerëzit mund të mendojnë se një person i kësaj shenje nuk është i mirë në marrëdhëniet që ndërton me tëtjerët. Kjo është absolutisht e gabuar, pasi ata thjesht qëndrojnë të ftohtë, derisa të sigurohen për ndjenjat e tyre. Ndaj, mos i gjykoni për këtë gjë, pasi nëse një Akrep e dashuron vërtet dikë, atëherë do ta njihni realisht se sa person i dashur është.

Author: portali