‘Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti’, Gena: Më kanë hedhur 7-8 mijë euro false në dasëm, turp i madh…

Këngëtari Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave. Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti. Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë.

 

Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari.

 

Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

 

Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

 

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?

 

Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment

Author: portali