“Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor” Klubi I Podgorices dhe FPU zhvillojne konferencen Ballkanike

“Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, ishte tema e konferencaën e lidershipit i organizuar nga Klubi i Podgoricës dhe Këshilli i Lartë Ndërkombëtar për Paqen – Ballkan Lufta në Ukrainë dhe kërcënimi që i vjen Ballkanit ishte diskutimi kryesor, ku ish presidneti Alfed Moisiu ëshë shprehur se: “Këto ditë jemi të gjithë të trazuar nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë dhe ne jemi të vetëdijshëm se, nëse nuk marrim masat e duhura tani, Ballkani lehtësisht mund të trazohet, dhe treguesit janë kokëfortë që diçka e tillë mund të ndodhë.


Edhe pse ne i kemi akoma të pambyllura plagët nga luftrat e përgjakshme që përfshinë Balllkanin në vitet 90’, fatkeqësisht jemi dëshmitarë të prezencës akoma të një mentaliteti të vjetër në mendësinë e disa liderëve në Ballkan, e cila lehtësisht mund të përdoret apo keqpërdoret për të zgjuar dhe ushqyer mëritë historike mes popujve tanë, qofshin ato etnike apo fetare”.

 

Filip Vujanoviç, ish presidenti i Malit të Zi, si dhe kryetari i Klubit të Podgoricës kërkoi reagimi ne BE.
“Në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, një rol të pamatshëm dhe të pazëvendësueshëm i takon BE-së.
Vetëm si anëtarë të barabartë dhe të plotë të BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të arrijnë standardet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të BE-së. Vetëm në BE – ak-tuale apo të reformuara – vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë në një bashkim vendesh ku kufijtë nuk kanë vlerë dhe rëndësi. Kufijtë shtetërorë janë arsyeja pse histo-ria e Ballkanit Perëndimor ishte kaq tragjike”.

Edhe Stjepan Messic ish presidenti i kroacise ishte i qartë në fjalën e tij, kur kërkoi reflektim të situatës dhe të mësohet nga e shkuara. Ndërsa me Fatmir Sejdiu, ka folur për histori të vjetër dhe rend të ri.
“Ne, sot jemi përballë një realiteti të cilin përveçse po e shohim, edhe duhet ta njohim, pra përballë një Rendi të Ri Botëror, i cili tashmë është i pa alternativë.
Kjo, nuk do të thotë që jemi në Fundin e Historisë. Por, jemi në Fillimin e një Historie të Re, e cila duhet me vendosmëri të orientohet në rrugën që është e duhur, që është e drejtë, që është në funksion të paqes, në funksion të stabilitetit, në funksion të së mirës së përgjithshme.


Apo, në të kundërtën. Do ta shohim fillimin e një historie tjetër, po kështu të re, e cila do të ringjallë përpjekjet për tensione, kriza dhe pushtime të reja, dhe jo vetëm që do ta kërcënoj paqen, por edhe do ta zhbëj atë”- u shpreh Sejdiu në fjalën e tij.

Ish presidentja e serbise Natasa Misic bëri thirrjen për reflektim.
“Bota po del nga kriza e madhe shëndetësore e pandemisë që ka marrë 6 milionë jetë, por bota tani po përballet me rrezik edhe më të madh – mundësinë e një lufte bërthamore.

Kjo është arsyeja pse pandemia ka treguar ndërvarësinë tonë dhe se asnjë vend nuk është një ishull për vete. Kjo është arsyeja pse agresioni i Putinit jo vetëm që duhet të forcojë konceptin e sigurisë kolektive euroatlantike, por edhe ta zgjerojë atë. Tragjedia me të cilën po përballet Ukraina po tregon se vendet që nuk janë pjesë e një aleance më të gjerë të sigurisë kolektive janë të parat në shënjestër të doktrinës së “sovranitetit të kufizuar” të themeluar nga Leonid Brezhnev në epokën komuniste sovjetike”.

Këshilli i Lartë Ndërkombëtar për Paqen – Ballkan, është një projekt i Federatës Universale të Paqes, i cili u lançua në tetor 2019 gjatë Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë. Federata Universale e Paqes dhe rrjeti i saj global i Ambasadorëve për Paqe dhe Bashkëpunëtorë të Paqes, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e shoqërisë, punon për të pajtuar dhe sjellë shpresë në familjen e ndarë njerëzore. Ekziston një ndërgjegjësim në rritje midis njerëzve në mbarë botën për nevojën urgjente për vizion inovativ dhe udhëheqje të guximshme nëse duam të zgjidhim çështjet kritike të kohës sonë.

Author: admin