Nisin largimet nga Top Channel! Pas Eni Vasilit, ikën edhe një tjetër moderatore e njohur

Rikthimi i Sokol Ballës në Top Channel, i cili do të mbajë postin e drejtorit të informacionit dhe do të ketë emisionin e tij të përjavshëm, ka sjellë largimet e para në Top Channel.

Së pari iku Endrit Habilaj dhe emisioni i tij “Top Story”, të gjithë keni dëgjuar këto ditë për akuzat dhe kundërkuzat mes autorëve të emisionit në fjalë dhe Top Channel.

Një tjetër largim i madh është edhe ai i Eni Vasilit, vendin e të cilës do ta zërë Sokol Balla me emisionin e tij, që ende nuk dihet sa herë në javë do jetë.

Por largimet nuk mbarojnë me kaq, së fundmi është larguar edhe moderatorja e njohur e këtij televizioni sic është Sidorela Gjoni. Ajo ishte një nga figurat kryesore të Top Neës.

Gjoni ka drejtuar disa emisione duke përfshirë “Breaking”, ku trajtonte tema nga aktualiteti, bota, politika etj., por duket se eksperienca në Top Channel për të ka marrë fund.

Pak ditë më parë gazetarja e njohur Eni Vasili është larguar gjithashtu nga televisioni i “Top Channel”, për t’u rikthyer te “News 24”

Author: portali