Me të qeshur, me të…! Bordi vendos çmimet e ushqimeve, rritet vaji! Ja sa do kushtojnë tani mielli, orizi dhe sheqeri

Sa u shua pak zëri i protestave masive që përfshinë Shqiëprinë për disa ditë, filloi të ngrihej cmimi i karburantit, po ashtu ditët e fundit është rritur me 20 lekë dhe cmimi i vajit.

I ngritur nga qeveria, Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, ak vendosur sot cmimet e reja me të cilat duhet të shiten këto produkte.

Njoftimi i plotë: Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur  në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022.

“Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Këto janë cmimet e vendosur nga Bordi për të paktën 4 produkte bazike: 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg), 123 lekë/kg për sheqerin (1 kg), 321 lekë/litër për vajin e lulediellit, 90.5 lekë/kg për miellin masiv.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte, në rast shkelje do këtë masa ndëshkuese, në rast përsëritje të shkeljes, dënimi do jetë më i ashpër.

 

Author: portali