Olta Gixhari ka kohë që jeton me djaline saj të vogël dhe partnerin në Spanjë, por herë pas here vjen edhe në Shqipëri, dhe gjithmonë nuk iu thotë “jo” intervistave në emisione të ndrsyje në ekranet tona.
Dje ishte e ftuar në “Rudina”, aktorja ndau me publikun edhe disa prej momenteve më të veçanta të mëmësisë. Megjithatë, nuk e mban mend kur i biri, Amar, ka thënë fjalën e tij të parë.
Do thoni ju, si ka mundësi. Nuk e mban mend, sepse ndryshe nga ç’dëshironte të dëgjonte aktorja, i biri ka thënë “ba”, fjalën e tij të parë dhe Olta u ndje pak si shumë “xheloze”.
“Më 21 gusht, që ai bëri 1 vjeç, ka ecur për herë të parë pa u mbajtur te divani, tavolinat, ka bërë 5-6 hapa dhe jemi çuditur. Kam thënë si ka mundësi, sa e çuditshme është koha. Më kishin thënë që 1 vjeç do fillojë të ecë tamam.
Në ditëlindjen e tij kanë qenë hapat e para që ai ka hedhur pa kërkuar ndihmën e asgjëje dhe askujt. Kurse “ba” ka thënë, s’e di, se mbaj mend, duhet ta mbaj mend kur thotë “ba”?, tha Olta duke qeshur.
Faktikisht, ka qenë disa herë që (partneri) më ka thënë “tha ba, tha ba” dhe i kam thënë “nuk e ke dëgjuar mirë, më vonë do e dëgjojmë prapë”, tregoi Olta.