Sa e bukur dhe sa prekëse, kjo letër e një 8-vjeçareje për hajdutët e shtëpisë

 

Zakonisht për hajdutët thonë se nuk kanë zemër dhe janë të pandjeshëm, por këtë herë mund të jetë ndryshe, pasi letra që një 8-vjecare ka shkruar për hajdutët që i vodhën varësen po bën xhiron e rrjeteve sociale.

 

Letra e Gaias, vogëlushes 8-vjeçare nga provinca e Casatenovo-s, në zonën e Lecco-s, në Itali, është bërë virale në rrjetet sociale. Të martën hajdutët hynë në shtëpinë e saj dhe i vodhën një send shumë të dashur për të: një varëse që i ishte dhënë babait të saj.

 

Për këtë arsye, Gaia e vogël u ka bërë apel atyre përmes një letre, në të cilën kërkon – siç thuhet në Casateonline – kthimin e pronës “e cila ka një vlerë shumë emocionale”. “Kam kursyer për dy vite të gjata që të mund ta blej,” shtoi ai.

 

“Të dashur hajdutë, jam një vajzë 8 vjeçe. E di që gjatë mëngjesit të 6 prillit, ndërkohë që mamaja ime po më çonte në shkollë, ju hytë në shtëpinë tonë. Ju kërkoj nga zemra të më ktheni varësen që keni marrë.

 

Ka shumë vlerë emocionale për mua. Kam kursyer për plot dy vite para se t’ia blija babit. Nuk dua asgjë më shumë, ju lutem bëjeni këtë për mua. Me dashuri, vajza të cilës i morët varësen.”

 

Vajza e mësoi lajmin për vjedhjen e varëses nga mamaja e saj dhe u pikëllua shumë Tani rrjeti po zien nga thirjet që po i bëhen këyre hajdutëve që t’i rikthejnë vajzës së vogël varëse e çmuar.

Author: portali