Vazhdojmë t’i përdorim edhe sot, produktet e lëkurës që bënin mrekulli te mretëreshat egjiptiane

Ka disa trajtime dhe përbërës për kujdesin e lëkurës që kanë ekzistuar që nga kohërat e lashta. Me kalimin e viteve dhe me përvetësimin e më shumë njohurive, disa nga ato tradita të dashura të kujdesit të lëkurës u lanë në të kaluarën për trajtime më efektive dhe teknologji të reja. Megjithatë, një pjesë e vogël i kanë qëndruar provës së kohës për shkak të efikasitetit të tyre, siç është përdorimi i kripës së detit për eksfolim.

 

Dermatologia Mona Gohara, shpjegoi se si egjiptianët e lashtë përdornin kripën e detit si një eksfoliant për të lëmuar lëkurën, që është edhe sot baza e shumë prej produkteve kozmetike që blejmë. Ajo i vlerësoi egjiptianët e lashtë si ndikuesit origjinalë të bukurisë për shkathtësinë e tyre me materiale natyrore për të krijuar përzierje për kujdesin e lëkurës, që njerëzit ende i përdorin edhe sot e kësaj dite.

 

Gohara prezanton një tjetër teknikë të kujdesit të lëkurës që ne kemi marrë nga mbretëreshat egjiptiane. Në kohët e lashta, mbretërit afrikanë kombinonin argjilën dhe vajin e ullirit në një pastë sapuni për të pastruar fytyrat e tyre. Përdorimi i dy materialeve natyrore doli shumë i dobishëm. “Ata kanë gjetur një produkt me shumë funksione: argjila që është absorbuese dhe vaj që është zbutës”, – shpjegon Gohara. Është një formulim që përdoret ende në pastruesit e fytyrës që mund të blini sot.

 

Produktet e sotme të pastrimit të lëkurës, funksionojnë ngjashëm me pastat që përdornin dikur egjiptianët e lashtë. Sot, dermatologët shpjegojnë me argumente shkencorë vlerat e këtyre përbërësve në lëkurë: psh vaji e hidraton, zbut lëkurën, ndërsa argjila pastron, rigjeneron lëkurën, largon qelizat e vdekura. E pra, të gjitha këto informacione i kanë ditur egjiptianët e lashtë.

Author: portali