“Ta tregoj unë se çfarë jam!” Debat i fortë mes Arjanit dhe motrave Rrushe-Laureta: Skllavërimi familjar

Gjatë “Për’puthen Prime” pati një debat të fortë mes Lauretës dhe Arjanit. Ky i fundit është i mendimit se Laureta e pengon Rrushen në rrugëtimin e saj dhe iu drejtua asaj duke i thënë mes të tjerash: “Rrushja mund të të mësoj shumë më tepër se do i prishësh edhe jetën nesër.”

Kjo shkaktoi një debat të fortë mes opinionistit dhe dy motrave teksa nuk munguan as lotët nga Rrushja. Në puntatën e sotme ky debat është hapur sërish. Dy palët kanë qenë të ashpër me njëri-tjetrin me Arjanin që tha se Laureta ka një ego të sëmurë dhe nuk e lejon të motrën që të jetë vetvetja.

 

Nga ana tjetër, Rrushja tha se nuk e sheh si pengesë të motrën, por përkundrazi ajo i ka dhënë frymë.

 

Rushja: Nuk i prita ato fjalë prej Arjanit se përderisa kemi ardhur nga një familje e kemi edukatën e njejtë. Ajo më ka rritur mua. Nuk mund të kem unë edukatën e mirë dhe Laureta jo.

 

Laureta: Ishte një përulje që njëra është e mira e tjetra e keqja. Ne kemi edukatë familjare dhe mundohemi të mbështesim njëra-tjetrën. Kjo mu duk e tepërt nga Arjani s’di çfarë të them.

 

 

Arjani: Ose nuk e kupton ose e kupton dhe e manipulon.

 

Laureta: Jam e vetmja që nuk di të manipuloj. Nuk jam naive, por kur e mbroj vetveten dhe kur di se kam faj kërkoj falje. Unë jam emocionale dhe nuk bëj manipulime, nuk ofendoj askënd për veten time.

 

Arjani: Ke një ego aq të sëmurë saqë nuk mendon ndonjëherë se ke faj. Ti nuk ke për të ndryshuar asnjëherë sepse nuk dëgjon. Kam dashur të ndihmoj ty dhe motrën tënde.

 

Rrushja: Laureta nuk ma ka mbyllur gojën më ka dhënë më shumë frymë.

 

Arjani: Rrushja pa Lauretën do ishte ndryshe. Sa herë ka takime e do të jap mendime, ndërhyn Laureta. Analizon takimet, kthen përgjigje. Kur duhet të flasësh ti flet Laureta. Është një lloj skllavërimi familjar. Ndodh edhe me fëmijët dhe prindërit.

 

Laureta: Fjalët e tua janë shumë të rënda. Nuk bëj teatër. Ta tregoj unë se çfarë jam.

Author: portali