Miq apo armiq të përbetuar, ja si e trajtoni ish-in bazuar në shenjën tuaj të zodiakut

Fundi i një marrëdhënieje mund të mos jetë mbyllja e saj, duke bërë që njerëzit të mendojnë vazhdimisht për dashurinë e humbur dhe ish-in e tyre. Ne ju tregojmë se si ju e trajtoni ish-in tuaj pas ndarjes, sipas shenjës suaj të zodiakut:

 

Dashi: Është e vështirë që të lindurit e kësaj shenje të ndërpresin sa hap e mbyll sytë lidhjen me ish-in, kjo është edhe arsyeja pse nuk është habi që të bëhet mik me të.

 

Demi: Nga njëra anë Demi do të shkëpusë të gjitha lidhjet me ish-in, nga ana tjetër do ta ketë ende afër. Si sillet me të? Epo, tërhiq e mos e këput.

 

Binjakët: Binjakët nuk e kanë të lehtë të heqin dorë lehtë nga ndjenjat për ish-in, megjithatë gjejnë interesa të tjerë së shpejti.

 

Gaforrja: Kur një Gaforre i jep fund lidhjes, e sigurt që do të ketë një shpërthim emocionnal nga pas. Qan aq shumë sa rrezikon të mbytet në lotët e saj, por më pas gjen forcë për të ecur përpara. Zakonisht nuk ruan kontakte me ish-in.

 

Luani: Dihet që luani është shenja e parë që kërkon vëmendje, madhe edhe të ish-it. Gjen gjithmonë një motiv për t’i shkruar dhe për t’u zënë me të.

 

Virgjëresha: Nëse jeni Virgjëreshë, ish-in tuaj do ta trajtoni si një kapitull të mbyllur.

 

Peshorja: Peshoret janë njerëzit e dashur, të kujdesshëm dhe më të këndshëm që do të hasni. Ndjejnë një boshllëk në jetën e tyre kur ndahen, por ata nuk e shprehin këtë kurrë para ish-it.

 

Akrepi: Kur ndahet me dikë, Akrepi bën përpjekjet maksimale për të fshehur zemrën e lënduar. Megjithatë, sillet në mënyrë korrekte me ish-in.

 

Shigjetari: Këtu po diskutojmë për njerëzit aventurierë. Do t’i gjeni gjithmonë të gatshëm për të provuar gjëra të reja. Ata janë njerëz shumë optimistë që nuk e humbin shpresën lehtë. Ata besojnë në konceptin e të jetuarit të jetës deri në ekstrem. Ky qëndrim i bën ata mjaftueshëm të fortë për të përballuar ndarjen e tyre pa asnjë sherr.

 

Bricjapi: Kur Bricjapi krijon një lidhje, i jep gjithçka partnerit ndaj nuk është në gjendje të pranojë që dikush mund ta lërë.

 

Ujori: Të lindurit në shenjën e Ujorit janë njerëz krenarë dhe natyra e tyre ndikon edhe në marrëdhënie. Ata rrallë janë plotësisht të hapur ndaj partnerëve të tyre dhe kjo i ndihmon kur vuajnë nga një ndarje.

 

Peshqit: Peshqit janë ëndërrimtarë, emocionalë, të dhembshur, prandaj sillen shumë mirë me ish-at e tyre.

Author: portali