Tiki Taka është një nga emisionet sportive më të rëndësishëm dhe më të ndjekur në Itali. Ai transmetohet në Mediaset nën moderimin e Piero Chiambretti. Pjesë e këtij programi si e ftuar është bërë dhe Beniada. Ajo postoi një foto nga mbrëmja duke falënderuar të gjithë ata që bën të mundur gjithçka. E dashur për publikun prej origjinalitetit dhe mënyrës karakteristike të të folurit, Beniada fitoi një vend si bashkëprezantuese me Manushin te Procesi Sportiv në Top Channel.
Siç duket sporti, ishte ogur i mirë për modelen e cila para hyrjes në Big Brother Vip ishte mjaftueshëm e njohur në Itali.
Popullariteti i Beniadës vijon të shtohet edhe përtej detit, edhe në Shqipëri.
Njerëzit e duan dhe e vlerësojnë figurën e saj të sinqertë që prej shumë kohësh tashmë është pjesë e mediave rozë.