Disa pamje të pazakonta të një krijese të çuditshme, të cilat janë shfaqur në internet në fillim të muajit, tërhoqën shumë vëmendjen e publikut dhe ndaj tyre është dashur të reagojë policia.
Përkatësisht, Mary Musyoka nga Muizenberg në Republikën e Afrikës së Jugut në TikTok arriti të mblidhte miliona shikime për shkak të videos në të cilën ajo pretendon se tregon një sirenë e vërtetë.
Ajo thotë se e ka filmuar në brigjet e Ukunda në Kenia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një numër i madh njerëzish ishin të bindur se pamjet ishin autentike dhe Meri më pas postoi një video në të cilën kalimtarët duken të hutuar në “sirenën” në breg.
Për të qetësuar histerinë që është shpërndarë, dikush ka telefonuar edhe policinë afrikane.
@aamircali Flooding Heavy Rain 😭😭😳😳