Sot moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë, nesër pjesërisht i kthjellët, por ngrohtë ndërsa dita e diel sjell reshje, madje reshjet vijnë që të shtunën në mbrëmje.
Sot në mesditë temperaturat kapin 27 gradë celcius. Dita e nesërme do të fillojë e kthjellët me vransira të lehta dhe kalimtare dhe në mesditë do të shfaqen reshjet e shiut, por termometri vazhdon të jetë me temperatura të larta.
Është dita e Diel e cila sjell 4 gradë rënie, në mëngjes dhe në mesditë.
Siç shihet moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, ku brenda një fundjave kushtet atmosferike kalojnë në ekstreme.
Meteorologia Tanja Porja bën me dije se edhe muaji maj do të jetë njësoj i paqëndrueshëm. Këto hyrjet 3-4 ditore të masave ajrore nga veriu i kontinentit do të na vizitojnë shpesh gjatë muajit maj.
Muaji Prill vetëm në ditët e fundit do të stabilizohet me tepmeratura mjaft të larta ku mund të shijohet edhe plazhi.