Lindi në tualetin e QSUT-së: Ç’po ndodh me të renë dhe bebin, ja si reagoi i ati

Një ditë më parë, abcnews.al raportoi se një vajzë 20-vjeçare kishte lindur në tualetin e Urgjencës së QSUT-së. Gazetarja Ema Shazivari mëson sot se ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj në spital pasi fillimisht kishte patur dhimbje barku.

Pasi shkojnë në Urgjencën e QSUT-së, vajza ka kërkuar të futet në tualet dhe aty ka filluar të lindë. Menjëherë pasi kanë kuptuar situatën, në ndihmë të vajzës kanë shkuar mjekët dhe infermierët e Urgjencës. Ajo është marrë nga tualeti dhe është futur në një ambient tjetër të spitalit ku edhe ka përfunduar lindjen me sukses. Ndërkohë, pasi vajza ka lindur kanë njoftuar mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për të dhënë ndihmën e nevojshme pasi Urgjenca nuk ka ekspertizën e duhur për raste të tilla me fëmijë të porsalindur.

Aktualisht, vajza ndodhet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nën kujdesin e stafit mjekësor dhe gjendja e foshnjes është e mirë. Mësohet se i ati i saj ka kërkuar nga stafi që të mos e bëjnë rastin publik pasi sipas tij vajza nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë.

 

Burimi: abcnews

 

Author: portali