Pak kohë pas ndarjes/ Moderatorja e njohur në “krahët” e një partneri të ri, takime të fshehta në një hotel

Para festave të Pashkëve ata u takuan përsëri, në një hotel në Milano, në fshehtësi të plotë. Michelle Hunziker dhe Giovanni Angiolini janë fotografuar sërish nga e përjavshmja “Chi” teksa largohen të ndarë nga i njëjti hotel milanez, ku kanë qëndruar për të jetuar lidhjen e tyre të re në fshehtësi. Fillimisht ajo u pa duke hyrë në makinën e saj dhe u zhduk në trafik, pak pasi ai shkoi në stacionin e trenit.

 

Michelle, 45, mbërriti në hotel një natë më parë me makinën e saj, pas episodit të “Striscia la Notizia”. Të nesërmen në mëngjes, në orën 8.45, prezantuesja televizive u fotografua teksa po shkonte drejt makinës së parkuar pranë hotelit. Disa minuta më vonë Giovanni Angiolini, 41 vjeç, doli gjithashtu nga e njëjta derë, me syze dielli dhe një maskë në fytyrë, duke u drejtuar në këmbë në Qendër. Te jetë rastësi?

 

“Besoj në dashuri, sepse investimet më të rëndësishme në jetë janë ato të zemrës, sepse të lëndojnë më shumë, të shkatërrojnë, por të bëjnë të ndihesh e gjallë”, tha Mishel së fundmi dhe ndoshta Giovanni është mjeku ideal për të trajtuar plagët e zemrës së Hunziker.

 

Pak ditë pas fotove në Milano, ajo është nisur drejt Dolomiteve për festat e Pashkëve. Ndoshta ajo ka kaluar festat me Tomaso Trussardi dhe vajzat. Doktori fluturoi në Meksikë për angazhime pune dhe kush e di se në kthimin e tij do të bëjë një tjetër ndalesë në kryeqytetin Lombard, përpara se të zbarkojë në vendine tij, Sardenje.

Author: portali