Këshilla për flokë të gjatë – problemi që kemi të gjitha, pse arrijnë deri në një gjatësi dhe nuk rriten më?

Ndër sfidat e shumta me të cilat përballemi në përpjekjen për t’u kujdesur për flokët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme me gjërat që kemi ne në dorë, duhet theksuar edhe diçka që varet nga vetë flokët. Stilisti me famë botërore i flokëve, Tom Smith, shpjegon dukurinë e quajtur “mikro-thyerje”. “Mikro-thyerja është dëmtimi i padukshëm që u ndodh flokëve tuaj pa e vënë re.

 

Kjo mund të nënkuptojë edhe nëse flokët tuaj po rriten nga rrënjët, mund të duket sikur nuk po zgjaten për shkak të thyerjes në skaje”, – shpjegon Smith. Çuditërisht, mikro-thyerja mund të ndodhë edhe nëse majat tuaja duken të shëndetshme dhe nuk dëmtohen nga nxehtësia, kimikatet ose përpunimi mekanik, elemente që e bëjnë kujdesin e flokëve një domosdoshmëri.

 

“Kini kujdes me flokët; stilojini skajet me butësi, aplikoni serume dhe vajra për t’i mbajtur ato të zhdërvjellta dhe përdorni rregullisht trajtime forcuese”, thotë Smith. “Gjithmonë sigurohuni që t’i mbani flokët sa më të shëndetshme që të jetë e mundur duke minimizuar stilimin me nxehtësisë dhe shkoni rregullisht për t’i prerë”.

 

Pra, nëse po përpiqeni t’i rritni flokët tuaj, por ndiheni se thjesht nuk do të zgjasin atë kufi të paracaktuar, merrni këshillën e Smith – më pak nxehtësi, më shumë trajtime dhe prerje të rregullta. Mund të duket sikur prerja ka efektin e kundërt, por do t’ju shërbejë flokëve shumë më mirë në planin afatgjatë.

Author: portali