Në kuptimin e përgjithshëm, Pashkët janë festa zyrtare në mbarë botën për shkak të numrit të lartë tëbesimtarëve të krishterë. Në kuptimin fetar, Pashkët janë festa të ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij. Kjo festë shërben si një mënyrë për të rikthyer shpresën tek njerëzimi, se mund të arrihet të fitohet mbi mëkatin.
Të krishterët e parë nisën ta festonin këtë festë që kur ndodhi ringjallja e Krishtit. Këshilli i Nikesë nuk vendosi një datë fikse se kur do të festoheshin Pashkët, por më vonë u vendos të festoheshin në dy të diela rresht pas ekuinoksit pranveror.
Pashkët kanë disa simbole. Për shumë persona që nuk janë besimtarë të krishterë, padyshim u vjen nëmendje veza e Pashkëve. Në kulturat e lashta, vezët shiheshin si një simbol i jetës. Ato lyhen me bojë tëkuqe, njësoj si ngjyra e gjakut, pasi kështu simbolizojnë gjakun e Krishtit dhe vetësakrifikimin e Tij për njerëzimin.
Për të krishterët, simbolet janë kryqi i Krishtit dhe lepuri që ka shpërndarë vezët për Pashkë. Lepuri ështësimboll i pjellorisë. Pashkët festohen në pranverë dhe kanë domethënien e një jete të re. Lepuri ështëkafshë që sjell shumë pasardhës, duke u sjellë kështu si një simbol i jetës së re. Gjithashtu lepuri ështësimbol i hënës. Dita e Pashkëve varet nga hëna, kështu që ndoshta kjo është arsyeja pse ata janë tëpërfshirë në festë.
Simboli i tretë është qengji. Nuk është aq i përdorur si simbol. Qengjat janë kafshë të lindura në pranverëdhe nuk kanë lidhje të forta me traditën pagane. Çdo familje flijoi një qengj në Pashkën Judeni dhe ndaj edhe qengji ka mbetur si një simbol i Pashkëve.