Kjo është e shkuara e trishtë e Sylvester Stallone dhe rruga e tij drejt suksesit…

“Prindërit e tij ziheshin aq shumë me njëri-tjetrin, saqë e linin atë pas dore. Sylvester Stallone kaloi shumë vite të jetës së tij në jetimore të ndryshme. Gjatë lindjes, u dëmtua një nga nervat në fytyrën e tij, arsye për të cilën ai mbeti pjesërisht i paralizuar me një të folur të paqartë. Gjatë viteve të shkollës, Stallone hasi shumë vështirësi dhe ishte shpesh në probleme. Vlen të përmendet që u përjashtua nga 14 gjimnaze të ndryshme.

 

Në fillim të vitit 1970, ai u zhvendos në qytetin e New Yorkut për të ndjekur ëndrrën e tij që të bëhej aktor. Mirëpo arriti të përzgjidhej vetëm në role të vogla, ndaj u detyrua të punonte në një kopsht zoologjik për të pastruar kafazët e luanëve. Në të njëjtën kohë, ai punonte si shërbëtor në një teatër, pasi ishte aq i varfër sa për tri javë rresht flinte në një stacion autobusi.

 

Një ditë, ai pa një ndeshje boksi, e cila e frymëzoi të shkruante një histori mbi suksesin e një boksieri. Shkruante nga 20 orë rresht dhe e përfundoi gjithë historinë për tri ditë. “Ose do e realizoja një film duke shkruar vetë një histori, ose do të vidhja dikë, pasi isha vërtet shumë ngushtë ekonomikisht”, është shprehur aktori i njohur. Nuk kishte as para për të ushqyer qenin e tij, Butkus, të cilin e sshiti për 50$ dhe u largua prej tij duke qarë.

 

Kishte vetëm 106$ në bankë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë. Ai arriti të njihte producentë, të cilët u interesuan të blinin historinë e tij, por ai nisi të refuzonte. Donte të ishte vetë aktori kryesor i historisë, pasi mendonte se vetëm ai mund t’i shprehte gjithë ndjesitë e hedhura në atë histori, ndërkohë që producentët kërkonin një yll të vërtetë hollivudi. Ata i ofruan Stallones 125 mijë dollarë për historinë, me kusht që ai të mos ishte në rolin kryesor. Aktori refuzoi, kështu që i ofruan dyfishin, 250 mijë dollarë, por ai refuzoi sërish. I ofruan edhe më shumë, por ai vazhdonte të refuzonte, derisa producentët e blenë historinë me çmim më të ulët, ama e lejuan të ishte ai aktori kryesor në film.

 

Menjëherë pasi shiti historinë, Stallone e bleu sërish qenin e tij Butkus, por me vlerën 3000$. Filmi “Rocky Balboa” fitoi tri çmime akademie, duke përfshirë edhe çmimin “Fotoja më e mirë”. “Fitorja nuk ka të bëjë me sa fort godet, por sa fort të godasin dhe ti sërish vazhdon të ecësh përpara”, ka thënë aktori i famshëm.

Author: portali