“Kam shumë respekt, e dua shumë si njeri” Këngëtarja e njohur flet për ndarjen nga Amos Zaharia pas 6 vitesh bashkë

“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vlenka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja.”-do të shprehej para disa vitesh për të madhen Yllka Mujo, Gigliola Haveriku, duke “konfirmuar” kësisoj se lidhja e saj me Amosin ishte serioze. Mirëpo siç ka një fillim, ka edhe një mbarim dhe magjisë mes tyre i erdhi fundi.

 

Asnjë prej tyre nuk e konfirmoi fillimisht ndarjen, por fotot dhe videot e fshira në rrjete sociale tregonin krejt e kundërta. Së fundmi Gigliola ka folur për ndarjen e saj me Amosin për programin “Next”, ku ka rrëfyer se ndarja e tyre ishte mjaft paqësore. Jo vetëm kaq, por këngëtarja theksoi se ka shumë respekt për ish-in e saj. Më tej, Gigliola tha se nuk ka asnjë komunikim me Amosin ama nëse u rastis të shihen, pa diskutim që flasin me njëri tjetrin.

 

“Ishte e vështirë të shkëputesha nga një lidhje e gjatë. Gjithmonë ndarja vjen si një proces dhe nuk erdhi papritmas se ndodhi ndonjë gjë e papritur apo i bëmë ndonjë gjë njëri-tjetrit. Besoj dhe nga ana e tij nuk ka asnjë problem. Unë kam shumë respekt, e dua shumë si njeri, si artist. Se 6 nuk janë pak, por ndryshimi i lifestyle ishte e vështirë për mua. Kur kalova nga në një lidhje për 6 vite në single. Nuk kemi komunikim, por kur shihemi flasim. Nuk e ndjej të kem shoqëri. Nuk ka sens. Se nuk ka qenë lidhje e shkurtër. Pas disa vitesh nuk i dihet se mund të kemi kalamajtë në shkollë bashkë.”-përfundoi ajo.

 

Author: portali