Si të dukeni elegante edhe me atlete? 5 veshje të sofistikuara që duhet t’i kopjoni

Veshjet casual dhe ato formale, falë pandemisë dhe shumë arsyeve të tjera po kombinohen gjithnjë e më shumë bashkë. Dhe për sa i përket tendencave ato ndikojnë tek njëra tjetra. Cili është elementi që i bashkon këto veshje në modën pranverë-verë 2022? Atletet. Si të kombinoni atletet klasike me funde, fustane apo pantallona për të krijuar veshje elegante dhe serioze. Mjafton të dini disa truke të vogla stilimi, për t’u zbatuar në zyrë apo në kohën tuaj të lirë. Dhe fokusohuni në modelet e duhura.

 

Totalisht me të bardha

 

 

 

Nëse ka një veçori që dallon çdo lloj atlete, është përshtatshmëria. Por disa modele janë vërtet pa kohë: ky është rasti i atleteve tenisi të ulëta, të bardha dhe të thjeshta. Në pranverë-verë, kombinimi me pantallona elegante do të dukej bukur në “total ëhite”, për një veshje me shije që do ta kishte pëlqyer edhe Jackie Kennedy. Fokusohuni vetëm te pantallonat e bardha me stil mashkullor me plisa dhe një këmishë të rregullt. Përzierja e ngjyrave të kremit, gjalpit, qumështit është absolutisht në trend.

 

Pulovër e shkurtër + fund midi

 

 

 

Pamja shumë franceze Lolita, me mikro triko të punuar me shtiza dhe fund midi – me lule ose saten – shkon në mënyrë perfekte jo vetëm me sandale me rripa, por edhe me një palë atlete në 2022. Sekreti për të bërë përshtypje? Zgjidhni një palë atlete të errëta, të cilat përputhen me ngjyrën e sfondit të fundit.

 

Këmishë e bardhë + xhinse

 

 

 

Pamja pranverore me elegancë të përjetshme: një këmishë e bardhë oversize për t’u veshur e futur në pjesën e belit të një palë xhinseve të lehta të drejta, me bel mesatar të lartë ose me bel të ulët, siç diktohen nga tendencat më të fundit. Atletet perfekte në 2022? Baza është aq neutrale sa mund të kënaqeni , nga Autry në stilin vintage deri te Nike Dunk me dy ngjyra shumë të njohura.

 

Me fustan të shkurtër

 

 

 

Atlete dhe fustane, dy kategori që janë gjithmonë shumë të vështira për t’u kombinuar. Gjithçka është në zgjedhjen e veshjes, e cila duhet të jetë e thjeshtë, asnjëherë shumë romantike. Një fustan polo ose trapez është ideal për t’u veshur me atlete tradicionale të tenisit. Një palë çorape të shkurtra janë po ashtu në modë.

 

Xhaketë sportive maxi + pantallona të shkurtra si të çiklistëve

 

 

 

Si gjithmonë me ardhjen e vapës dhe verës, pantallonat e shkurtra janë kthyer në dollap. Dhe këtë sezon janë rikthyer edhe pantallontat e famshme të çiklistëve. Për të qenë të sigurtë se do të krijoni një veshje të sofistikuar me atlete në vitin 2022, kombinojini me një këmishë me vija ose blu e hapur dhe një xhaketë sportive maxi që mbulojnë ijet.

Author: portali