Prej ditës së nesërme hymë zyrtarisht në shenjën e Binjakëve, një prej shenjave më simpatike të horoskopit. Të drejtpërdrejtë, të shpenguar, të vërtetë, punëtore dhe mbi të gjitha ambicioze, janë këto disa prej karakteristikave që i bëjnë unikë njerëzit e lindur nën këtë shenjë ajri. Ata shquhet për natyrën e tyre sociale dhe altruiste, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim se është një prej shenjave më zemërgjera dhe bujare të horoskopit. Femrat që i përkasin kësaj shenje janë shumë të lidhura me familjen, kjo është edhe arsyeja që i kushtojnë shumë rëndësi ndërtimit të marrëdhënieve të sinqerta me cilindo pjesëtar të saj.
Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, Binjakët ndryshojnë katërçipërisht dhe shndërrohen nga shenja e sigurt në një shenjë të lëkundur e të pasigurt dhe të pavendosur. Partneri i saj duhet të dijë se si t’i përshtatet ritmeve të saj të furishme e të paparashikuara. Për t’i pëlqyer dikujt, ajo di se si të tregohet e ëmbël, e dashur, por mund të bëhet shumë xheloze, me dëshirë të madhe për të sunduar tek të tjerët dhe tekanjoze. Shumë mund t’i quajnë mendjelehtë sepse shpesh herë ata nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e pamatura që bëjnë. Binjakët harrojnë se ç’kanë bërë dhe ajo që dinë të bëjnë më mirë është të vazhdojnë para, pa e vrarë mendjen për atë që kanë lënë pas.
Personaliteti i tyre i dyfishtë, mund të bëhet një thikë me dy presa. Nga njëra anë, ato mund të jenë njerëzit më të adaptueshëm, të ëmbël dhe të gjithanshëm; nga ana tjetër, ata mund të kenë një karakter aq të fortë, sa që të bëhen të frikshëm. Është një nga shenjat me më shumë karakter, sepse ato janë konstantë, të palodhur dhe nuk kanë frikë nga sfidat, dhe gjithmonë e mbajnë fjalën e dhënë. Ata gjithashtu kanë një forcë që i pengon të heqin dorë. Binjakët mund të jenë të vështirë për t’u kuptuar ndonjëherë, por nuk ka luftëtar më të mirë se kjo shenjë.
Të shoqërohesh me këtë shenjë është kënaqësi pasi për Binjakët, gjysma e gotës është gjithmonë plot dhe për sa kohë të shoqëroheni me ta do të ndiheni optimistë. Gjithashtu do të ndiheni të kuptuar kur flisni me këtë shenjë pasi kjo shenjë i përket fushës së komunikimit. Të gjithë mund të flasin, por shumë pak komunikojnë. Ky proces është një art me vete. Binjakët kanë aftësinë për të bindur të tjerët, dinë të argumentojnë dhe të marrin gjithçka duan vetëm me forcën e fjalës.