Finalja europiane e Tiranës/ Autobusi i Romës mbërrin në kryeqytet, klubi italian asnjë stërvitje në ‘Air Albania’! Feyenoord teston fushën

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga finalja e madhe europiane në Tiranë dy skuadrat pjesmarrëse Roma dhe Feyenoord kanë nisur procedurat e para për të qenë në kryeqytetin shqiptar.

Sot në mëngjes autobusi i skuadrës italiane të Romës ka zbritur në Portin e Durrësit, ndërsa më pas është ndalur në hotelin ku edhe do të qëndrojë ekipi. Sa i përket skuadrës ajo do jenë në aeroportin e Tiranës më 24 maj, të martën në orën 16:40. Pa u vonuar do të nisen drejt stadiumit ‘Air Albania’ ku edhe do të kryejnë inspektimin e zakonshëm të fushës, ndërsa më pas do qëndrojnë në hotel. Për të besuarit e Mourinho-s nuk do ketë as edhe një stërvitje në Tiranë, pasi e fundit do kryhet në Romë të martën në mëngjes.

 

Ndryshe qëndron situata për Feyenoord. Klubi holandez ka parashikuar një stërvitje në ‘Air Albania’. Feyenoord do zbresë në aeroport rreth orës 14:00-14:30 dhe në orën 19:00 kanë seancën zyrtare të stërvitjes në stadiumin e finales. Më pas holandezët mbrëmjen e 24 majit do qëndrojnë në një hotel në Dajt.

 

Pra ndryshe nga çfarë ishte thenë më parë stadiumet ‘Elbasan Arena’ dhe ‘Loro Boriçi’ nuk do përdoren për stërvitjen e ekipeve finalist.

Author: portali