A duhet t’i marrim paratë që gjejmë në rrugë? Bestytnitë lidhur me to

Të gjithëve na ka ndodhur që në momente të caktuara, të gjejmë objekte ose para në rrugë dhe mund të jemi tunduar për t’i marrë ato me vete. Por, a i dini bestytnitë që fshihen pas tyre? Parimet e Feng Shui-t bazohen në energjinë, të cilën edhe objektet mund ta thithin nga pronari i mëparshëm, veçanërisht nëse janë prej metali ose druri. Prandaj, nëse gjeni një artikull që ju pëlqen është më mirë ta shmangni.

Në të shumtën e rasteve, sipas këtij besimi është një shenjë e keqe dhe veçanërisht e rëndësishme të mos sillni sende të tilla në shtëpi për të mos prishur harmoninë dhe mirëqenien. Ky rregull vlen veçanërisht për sendet si paratë, pasqyrat dhe bizhuteritë.

 

Paratë

 

Sipas besimit Feng Shui, monedhat e vogla metalike, si dhe kartëmonedhat prej letre, mund të thithin energjinë e personit që i mbajti për herë të fundit në duar. Besohet se nëse gjeni një monedhë në rrugë është lumturi, por në fakt është një burim energjie e panjohur, të cilën me siguri nuk e dëshironi në shtëpinë tuaj.

 

Pasqyrat

 

Besohet se pasqyra sjell vite fatkeqësi, sidomos nëse thyhet. Madje, sipas parimeve të Feng Shui-t, ekzistojnë udhëzime të veçanta se ku duhet të pozicionohet pasqyra në shtëpi, për të mos tërhequr energji të keqe.

 

Bizhuteritë

 

Besohet se bizhuteritë thithin energjinë e pronarit, veçanërisht kur janë prej ari ose argjendi. Si fillim, mund të jenë bizhuteritë familjare që janë përcjellë brez pas brezi, duke thithur çdo herë gjithnjë e më shumë energji të re. Edhe pse për disa njerëz besohet se bizhuteritë sjellin lumturi, në fakt mund të jenë një burim energjie negative.

Author: portali