Roma e Jose Mourinhos ia doli të triumfonte mbrëmjen e djeshme përballë Feyenoord në finalen e parë të Conference League e cila u zhvillua “Air Albania”.
Trofeu u parë i Romës pas 31 vitesh dhe finalja e pestë e “Special One” e fituar në kompeticionet europiane, nga pesë që ka luajtur. Festa në fushën e “Air Albania” ishte e madhe, ndërsa portugezi shpërtheu në lot gëzimi.
Nga fusha, festa është spostuar në dhomat e zhveshjes, aty ku Mourinhos është bërë pjesë, teksa shihet duke kërcyer dhe kënduar me birra në dorë me lojtarët që kishin hipur mbi tavolinë.