Nga zënkat tek përshtypjet e para për njëra-tjetrën/ Dy kunatat, Beti Njuma dhe Dalina Buzi flasin hapur për marrëdhënien mes tyre

Beti Njuma dhe Dalina Buzi ndonëse kanë shumë vite në media e televizion asnjëherë nuk i kemi parë bashkë për shkak të profileve të ndryshme që kanë.

 

Dhe nëse po pyesni se përse duhet t’i lidhim këta dy emra bashkë, përgjigja është se ato janë kunata. Asnjëra prej tyre nuk e kishte zbuluar këtë fakt, deri pak kohësh, kur Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.

 

Është vështirë të gjesh një foto të tyre së bashku, pasi nuk kanë publikuar asnjë të tillë, e aq më pak një intervistë…deri mbrëmjen e djeshme kur Beti ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku Dalina është bashkëprezantuese. Dy kunatat kanë realizuar edhe një intervistë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve për të zbuluar më shumë mbi marrëdhënien e tyre. Ndonëse pranuan se nuk kanë grindje e debate, Beti kujtoi: “Një herë mbaj mend i kam kërkuar të heq një lajm, nuk e hoqi Dalina i futa mik vëllain. Sepse më tregoi parimet profesionale, por kemi edhe parime familjare.”

 

Të pyetur nëse kanë përfituar ndonjëherë duke përdorur emrin e njëra-tjetrës ato e mohuan këtë gjë. Sa i përket faktit që nuk kanë ardhur me asnjë projekt të përbashkët, Dalina tha:“Diskutuam një herë për një projekt por nuk u bë. Kam qenë te pjesa e filmit dhe showbizit, kurse Beti te lajmet, reportazhet. Mua të tëra më janë bërë në jetë, por secila ka kohën e vetë.”

 

 

Më tej në pyetësor ato treguan se nuk i bëjnë dhurata njëra-tjetrës përveç vitit të parë që Dalina u njoh me vëllain e Betit kur i kishte blerë kësaj të fundit një orë. “Rëndësi ka që Dalina mua më respekton mamanë. I çon lule çdo 8 Mars, këtë vit edhe mua më solli lule, por unë nuk i kam çuar asnjëherë.”

 

 

Të pyetura për mendimin e parë për njëra-tjetrën, ato thanë

 

Beti:“Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel dhe e kam ndjekur para se të vija unë në Top Channel. Thosha: “WOW sa e zonja”. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë.”

 

Dalina: “Burri im ka fizionomi të ndryshme nga Beti dhe duket sei nga ata ‘të fortët’. Dhe ti ke disa kushte në fillim, por kur e mora vesh që ishte vëllai i Betit, ajo i dha pikë atit. Sepse thashë pale çfarë familje ka, por jo. Beti ka patur gjithmonë një imazh të mirë dhe shumë korrekte. Nuk ka pretenduar kurrë të luaj me famën e saj.”

 

Ndërkohë, Dalina e pyeti Betin se kë ka më pikë të dobët vjehrra e saj sepse i duket se ka pikë të dobët gazetaren. “Unë mendoj se ka pikë të dobët djalin sepse thotë nuk më ha, nuk ka kush i gatuan.”- tha me humor Beti./panorama/

Author: portali