Nga PAOLO FOX
BINJAKËT: Erdhi momenti që të festoni, Binjakë! Gjatë festimeve të ditëlindjes, mund të përballeni me njerëz që do t’ju ndihmojnë të konkretizoni disa ëndrra të pamundura deri tani. Falë Marsit që kalon në shenjën tuaj dhe kontakteve të duhura, do t’ia dilni. Një nga aleatët tuaj më të fortë është edhe Mërkuri, që ndikon në sektorin e komunikimit pas datës 13. Bëni kujdes gjatë hënës së plotë të këtij muaji, pasi ndoshta do t’ju pengojë disi në rrugëtimin tuaj. Do të ndiheni më energjikë pas hënës së re të datës 28, e cila më së shumti do të ndikojë në sektorin e të ardhurave. Do të jetë vërtet një ditëlindje e veçantë, plot me të reja dhe udhëtime profesionale. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, do të vijë shumë shpejt. Bëhuni gati të kapni qiellin me dorë. Lëreni mënjanë krenarinë dhe qëndroni më afër me familjen. Vëllai apo motra do të ketë nevojë për ju. Jeni në formën më të mirë shëndetësore.
GAFORRJA: Ju e adhuroni sezonin e Binjakëve, sepse ju pëlqen pikërisht energjia e tyre. Fshihuni poshtë koracës suaj gjatë pjesës më të madhe të qershorit për të rilindur në fund të muajit. Gjatë këtij muaji janë të favorizuara nga yjet miqësitë e reja, që do të sjellin ndryshime profesionale. Kur Dielli të hyjë në shenjën tuaj më datë 21 qershor, do të ndieni se do të arrini ëndrrat tuaja më ambicioze. Çfarë jeni duke manifestuar këtë periudhë? Çlirojeni imagjinatën se është momenti i duhur. Hëna e re e datës 28 do të trazojë ujërat. Marsi dhe Jupiteri mund të jenë shkaktarët e ngërçeve të fundit në fushën sentimentale dhe atë profesionale. Do të kaloni dy javë të vështira në përpjekje për të zgjidhur një çështje ekonomike. Nuk është muaji i duhur për të investuar para apo për të nënshkruar marrëveshje profesionale. Rrezikoni të mos plotësoni afatet që u janë vënë. Kushtojini pak më shumë kohë kujdesit për trupin me anë të ushqimit. Ndryshoni pamje, merruni me sport. Ditët më ë favorizuara për të nënshkruar diçka janë 13 dhe 14 qershori.