Horoskopi i muajit qershor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Nga PAOLO FOX

 

LUANI: Le të fillojë argëtimi për ju! Saturni në prapavijë është si muzikë për veshët tuaj. Gjithçka nis të ngadalësohet, ja përse sfidat emotive do të shtohen javët e fundit. Dielli, planeti juaj sundues, do të qëndrojë gjatë te Binjakët duke ju dhënë mundësinë që të kaloni më shumë kohë me njerëzit që doni më shumë. Venusi, planeti i financave do të kalojë në sektorin tuaj profesional më datë 21 qershor. Idetë e reja dhe njerëzit entuziastë do të vërshojnë në rutinën tuaj. Gjatë kësaj periudhe, hapni mendjen dhe do të jeni thjesht brilante. Më në fund, do të korrni çka keni mbjellë falë rilindjes profesionale dhe ekonomike. Prania e Saturnit ju ka bërë më të fortë, më rezistencë, të aftë për të luftuar beteja më të mëdha. Një dashuri e re do të vijë këtë muaj ose një fëmijë që kishit kohë që e prisnit. Në qershor do të jeni në formën tuaj më të mirë.

 

VIRGJËRESHA: Planeti sundues, Mërkuri kalon në shenjën tuaj më 3 qershor, ndaj do t’i kaloni ditët e para të muajit duke reflektuar. Hapat e radhës hidhini pas hënës së plotë, mes datave 16-20, kohë kur karriera dhe suksesi do të bëhen sinonim. Sapo Dielli të kalojë në Gaforre më datë 21, duhet ta kaloni vëmendjen te kontaktet dhe projektet e reja. Mësoni të dëgjoni më shumë eprorët, pasi mund të kenë këshilla të arta për ju. Venusi vazhdon të kujdeset për ndjenjat tuaja. Shumë zemra të vetmuara do të krijojnë lidhje të reja ose disa nga ju do të nisin bashkëjetesën. Pasioni do të mbizotërojë në çift sidomos dy javët e fundit. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi jeni dorëlëshuar. Mos bëni blerje të çmendura. Do të merrni lajme të reja në lidhje me një udhëtim apo blerjen e një shtëpie. Bëni kujdes me stomakun, si pika juaj e dobët. Një dietë e mirë ushqimore është e detyrueshme për ju.

Author: portali