Qershori nisi me temperatura të larta deri në 35 gradë C, por kjo jave pritet të sjellë rrebeshe shiu afatshkurtra të cilat do ndikojnë në freskimin e ajrit.
Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje direkte në “Vila24”, prezantuar nga Brunilda Lahe tha se nga e marta deri në fundjavë do ketë një rënie graduale. Reshjet edhe pse të pakëta, nuk do i afrohen bregdetit. Fundjava parashikohet ideale për të shkuar në plazh.
Porja vëren se vala e të nxehtit të kaluam nuk është e zakonshme për qershorin, edhe pse pritet një rikthim sërish në 10-ditëshin e fundit të muajit.
“Verë me ditë të nxehta, pastaj… shumë të nxehta”, -kështu e mbyll informacionin sinoptikania Lajda Porja duke na paralajmëruar për një stinë përvëluese mbi vendin tonë.