Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 6-12 qershor

DASHI: Këto kohët e fundit ju është dashur të sqaroheni me persona që kanë pasur sjellje të dyshimtë kundrejt jush. Në sferën profesionale pritet që të ketë ndryshime dhe tensione. Ndoshta ajo që doni të arrini nuk shikohet me sy të mirë nga të tjerët dhe kjo mund të krijojë shqetësim. Tani megjithatë duket se po e merrni veten.

 

DEMI: Do të jetoni një javë të qetë, nëse do të dini t’u shmangeni debateve. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni të matur. Jeni shumë të ndjeshëm në këtë periudhë dhe kjo nuk u shpëton syrit të të tjerëve. Gjithsesi jeni të vendosur që të bëni ndryshime në jetën tuaj.

 

BINJAKËT: Keni shumë projekte në mendje dhe nëse keni pranuar një ftesë për të dalë, shfrytëzojeni në maksimum. Kushtojini rëndësi formës fizike, sepse duhet të jeni sa më në formë për një projekt që ka lidhje me stinën e verës. Janë të favorizuara takimet dhe lidhjet, madje mund të mbyllni disa kontrata me leverdi falë Mërkurit dhe Diellit në shenjë.

 

GAFORRJA: Do të bënit mirë që t’i sqaronit ndjenjat tuaja këtë javë, sidomos nëse jeni të përfshirë në lidhje problematike, edhe pse dashuroni dikë tjetër. Me sa duket jeni të prirur për të tradhtuar. Disa të tjerë po përjetojnë një histori të dyshimtë dashurie. Askush nuk dyshon në ndjenjat tuaja, por duhet të dini kë dashuroni.

 

LUANI: Do të përjetoni këtë javë ditë të qeta ashtu siç e dëshironi edhe ju vetë. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta në këtë periudhë, por fatkeqësisht Marsi në prapavijë do t’ju krijojë probleme financiare. Për ata që kanë ndër mend të vënë në zbatim një projekt, kjo do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme.

 

VIRGJËRESHA: Urani transit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të çoni përpara projekte të rëndësishme. Këtë verë dikush do të ketë mundësi të përjetojë një histori të bukur dashurie. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të udhëtuar ose për t’u shpërngulur. Bëni kujdes me shpenzimet si në rastin kur doni të filloni një jetë të re, edhe kur keni ndër mend të ndani jetën me dikë.

 

PESHORJA: Do të gjeni sërish energjinë pozitive pas ditës së premte dhe të shtunë. Mundohuni të mos bëni polemika me dikë. Nëse doni që të keni sukses, duhet të jeni më të përfshirë në aktivitete që kanë lidhje me punën. Do të jetë një periudhë rikuperimi edhe për studentët dhe arrivistët. Tashmë jeni të gatshëm të nisni një rrugë të re.

 

AKREPI: Jeni pro ndryshimeve, sepse duket se kjo ju përmbush shpirtërisht. Ndoshta jeni lodhur duke bërë përherë të njëjtat gjëra, por bëni kujdes të mos merrni rrugë të panjohura, sepse ky nuk është momenti i përshtatshëm për të rrezikuar. Tregohuni të kujdesshëm me paratë. Çdo projekt apo ide që keni në mendje duhet trajtuar me kujdes.

 

SHIGJETARI: Puna në zyrë ka filluar t’ju lodhë, sepse me sa duket ju bëhet pengesë për të qenë në kontakt me botën. Yjet ju favorizojnë në sferën profesionale. Për më fatlumët ose më të zellshmit do të fillojë një periudhë e mbarë si në sferën profesionale edhe në atë personale. Pritet që të ketë ndryshime, edhe pse në fillim mund t’ju duket e vështirë. E nesërmja mund të jetë më e bukur.

 

BRICJAPI: Ndiheni gjithmonë më mirë kur keni në krah dikë që ju mbështet, por mos harroni se jeni të vetëm në rrugën tuaj dhe në zgjedhjet që bëni. Pavarësisht se mund të keni dikë pranë, vetja duhet të jetë në plan të parë, jeni ju që vendosni. Edhe në familje jeni ju përgjegjës për gjithçka. Në dashuri gjërat nuk po ju shkojnë dhe aq mirë, pasi personi që keni në krah po tregohet i largët, ose ju dashuroni dikë që nuk ju ka shumë për zemër.

 

UJORI: Hëna është futur në shenjën tuaj. Keni dëshirë të bëni ndryshime, por kjo varet edhe nga mosha juaj. Nëse jeni i ri, ndryshimi mund të lidhet me dëshirën për pavarësi, që arrihet me shkëputjen nga familja. Nëse jeni në moshë më të pjekur, po planifikoni një bashkëjetesë. E diela do t’ju sjellë fat në sferën e dashurisë.

 

PESHQIT: Po përjetoni një situatë konflikti në punë, që duhet ta përballoni me qetësi, sidomos nëse keni në mendje një projekt të madh. Duhet t’u jepni më shumë hapësirë familjarëve ose të gjeni intimitetin e humbur. Hëna ju favorizon takimet sentimentale dhe prandaj do të përjetoni emocione të forta, por duhet të nxirrni mësim nga e kaluara.

Author: portali