Aida Shtino reagon ndaj moderatores që shpnezon 2000 euro për fytyrën: Çfarë pune bën?

Shpesh në ekran flitet për shifra pagesash, shpenzimesh, të cilat njerëzve të thjeshtë mund t’u duken marramendëse. Së fundmi ka bërë bujë deklarata e moderatores Erjola Doçi, e cila tregoi se shpenzon 2000 euro në muaj vetëm për kujdesin për fytyrën.

 

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar gazetarja e njohur Aida Shtino përmes një postimi në Facebook. Ajo argumenton se me këtë shifër mund të jetojnë katër familje në muaj dhe u bën thirrje të rinjve të mos dekurajohen kur shohin një realitet të tillë në ekran apo në rrjete sociale.

 

“E po 2000 € në muaj për kremëra…Po të isha aty në studio do ta kisha pyetur këtë vajzën : “Çfarë pune bëni për të jetuar?” 2000 € vetëm për kremëra ndërkohë që me ato lekë mundet të jetojnë 4 familje në muaj…. Platoni thoshte, se një njeri duhet të marrë të ardhura aq sa i duhet për të jetuar, tepricat duhet t’i dhurojë, përndryshe dëmtohet mendërisht dhe shpirtërisht dhe bie pre e kotësisë dhe vesit, si dhe e botës materiale dhe harron shpirtëroren. Prandaj, miq tërë ata e ato që dalin nëpër media , e nëpër rrjete sociale, facebook, instagram e Tik Tok dhe reklamojnë çanta, bluza, jetë luksi mos i kini zili, sepse janë shpirtërisht më të varfër se ata që janë të varfër materialisht. Kur shpirti është bosh “ato/ata” të shkretë mendojnë se do ta mbushin me gjëra materiale….harrojeni, nuk mbushet kurrë shpirti me materie”- ka shkruar moderatorja.

Author: portali