Nuk e fikni dot kondicionerin nga vapa? Ja si të kurseni energji elektrike në këto kushte

Ndërsa çmimi i energjisë elektrike është rritur kudo në Europë, në këto ditë të nxehta është e pamundur që të qëndrojmë në shtëpi pa ndezur kondicionerin.

Nëse jeni të vendosur të kurseni shumë më tepër, atëherë do të jetë më mirë të mendoni për ftohjen e dhomave me një ventilator: këtu kostot do të shkojnë në energji elektrike dhe do të jenë pak më të lira.

 

Për të reduktuar konsumin e kondicionerëve në shtëpi dhe për të ndihmuar portofolin dhe gjithashtu mjedisin, Selectra ka hartuar një manual me disa këshilla për përdorimin sa më të mirë të ajrit të pastër në shtëpi:

 

Hapi i parë themelor, sigurisht kryeni pastrimin e duhur përpara fillimit të sezonit veror. Është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin, pasi myku dhe bakteret, përfshirë salmonelën, grumbullohen lehtësisht në filtra, por edhe për sasinë e energjisë elektrike që shpenzojmë, e cila rritet nëse filtrat s’janë të pastra.

 

Për të pasur, pra, një efekt më të vogël në konsum, sigurisht që është më i përshtatshëm përdorimi i funksionit të dehumidifikimit, i dobishëm pasi shpesh është lagështia e lartë ajo që bën që të perceptohen temperatura më të larta.

 

Sistemi i rregullt është gjithashtu shumë e rëndësishme. Është shumë më mirë të instaloni më shumë pajisje në shtëpi, në mënyrë që të mbani të ndezura vetëm ato në zonat ku rrini. Gjithashtu preferohet t’i instaloni sa më lart, në mënyrë që ajri i ftohtë të ketë tendencë të zbresë.

 

Diferenca midis temperaturës së shtëpisë dhe asaj të jashtme nuk duhet të kalojë kurrë 6 gradë dhe kur kondicioneri është i ndezur, është mirë të mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret. Gjithashtu do të ishte ideale për të shmangur efektin ngrohës të rrezeve të diellit direkte duke mbyllur perdet ose grilat.

 

Më mirë blini pajisjet inverter të gjeneratës së re me një klasë më të lartë energjie që do t’ju lejojë të reduktoni konsumin deri në 30-40%.

Author: portali