“Taktikat i vendos trajneri” Broja nis me thumbimet. Pastaj shton: Futbolli luhet me pasa por unë…

Ishte autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen ndaj Izraelit, teksa ekzekutoi saktë një penallti në fundin e pjesës së parë dhe ishte rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare. Po flasim per Armando Brojen, qe megjithate disa here edhe u tregua shume egoist…

 

Në përfundim të ndeshjes sulmuesi i shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen, teksa pranoi se edhe vetë mund të bënte shumë më mirë, për të shfrytëzuar rastet që krijoi. “Unë them se nuk i përballova mirë, pasi nuk fituam ndeshjen.

 

Për sulmuesin janë të rëndësishëm golat, por jo gjithçka, pasi duhet të fitojmë. Unë shënova, por humbëm edhe shumë raste. Duhet të funksionojmë si grup dhe kur të shkojmë në avantazh, të dimë të menaxhojmë ndeshjen për të fituar.

 

Taktikat i vendos trajneri, që në fund shtoi sulmuesit për të provuar diçka ndryshe, pasi ishim në humbje. Është mendim i tij dhe unë nuk mund të komentoj zgjedhjet e trajnerit.

 

Futbolli luhet me pasa, por kur jam në fushë unë shoh gjithmonë hapësirat. Pashë një hapësirë dhe provova të shënoj, por nuk funksionon. Gabime ka patjetër dhe unë bëra gabime, por duhet të vazhdoj të provoj për t’u përmirësuar.

 

Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, duke mbajtur topin dhe krijuar raste, por në pjesën e dytë qëndruam mbrapa dhe pësuam dy gola, duke humbur ndeshjen”, u shpreh Broja.

Author: portali