Edhe pse është një nga personazhet më të njohura në vendin tonë, për jetën private të Alketa Vejsiut dihen shumë pak gjëra, pasi siç e ka thënë edhe vetë në deklarat e ndryshme, moderatorja ka dashur të ruajë me fanatizëm familjen dhe njerëzit e saj më të dashur. Por, së fundmi u ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesin edhe për këtë pjesë në Instastory.
Pyetjet kanë qenë kryesisht të fokusuara te familja dhe marrëdhënia me Nikol dhe Lionel. Ndjekësit e kanë komplimentuar moderatoren se është një nënë shumë e mirë dhe se fëmijët e saj janë me fat që e kanë, për të cilën ajo shprehet: “Dua të jem superheroina e tyre përgjithmonë! Çdo mami është një super mami”.
Fëmijët i konsideron si shokët më të mirë dhe kjo prej faktit se është bërë mama për herë të parë në moshën 23-vjecare. Ajo shton se tani mund të bëhet me një fëmije të tretë dhe për të mund të kujdesen motra dhe vëllai i madh.
“Por më shumë lum unë për ato dy mrekulli që janë shokët e mi më të mirë! Kur bëhesh mami 23 vjeçe është gjëja më argëtuese. Tani mund të bëj një bebe numër 3 dhe të kujdesen motra dhe vëllai i madh. Shumë qejf”, tha Alketa.