Si të shpëtoni nga gërhitja e partnerit? Këto mënyra funksionojnë

Gërhitja është gjëja më e keqe jo vetëm për ju por edhe për personin me të cilin flini, prandaj po ju tregojmë 7 mënyra për ta ndaluar ose për ta minimizuar atë.

 

Ndryshoni pozicionin e fjetjes

 

Fjetja me kurriz është pozicioni më i keq për dikë që gerhet. Flini në njërën anë sepse do ushtroni më pak presion në fyt dhe në gjuhë, duke ulur zhurmën e gërhitjes.

 

Përdorni një pajisje që rrit lagështirën në dhomë gjatë natës

 

Alergjitë e sezonit janë një ndër asyet që shkaktojnë gërhitjen, si pasojë e ajrit shumë të thatë. Prandaj ju këshillojmë të përdorni një pajisje që rrit lagështirën gjatë natës.

 

Mos pini verë para se të flini

 

Konsumimi i një gotë vere të kuqe para gjumit relakson muskujt e fytit, por shton të gërhiturat.

 

Bëni një dush përpara se të flini

 

E dimë që preferoni të bëni dush në mëngjes. Por, duke qënë se gërhitja shkaktohet nga bllokimi i kanaleve të frymëmarrjes, një dush përpara se të flini është zgjidhja më e thjeshtë për të bërë një gjumë të rehatshëm.

 

Provoni ngjitësin që vendoset mbi hundë, i cili ndihmon në lirimin e kanaleve të hundës

 

Kjo mënyrë mund t’iu ndihmojë. Ky ngjitës jo shumë i shtrenjtë ju ndihmon për të liruar kanalet e hundës dhe për të përmirësuar frymëmarrjen gjatë natës.

 

Flini në një jastëk të pastër dhe të fryrë

 

Mikrobet janë një arsye tjetër që shkaktojnë gërhitjen gjatë natës duke lënë enzima ndaj të cilave jemi alergjikë. Përdorni jastëkë të fryrë dhe pastrojini ata çdo javë.

 

Përdorni një pajisje kundër gërhitjes

 

Kjo pajisje nuk është gjëja më e bukur që mund të mbani kur flini, por ajo hap rrugët e frymëmarrjes duke ripozicionuar nofullën e poshtme dhe duke ulur në këtë mënyrë zhurmën e gërhitjes.

Author: portali