Rritja ekstreme e çmimit të vajit në treg, por mos vallë po rrezikojmë të mbetemi edhe pa vaj ulliri?

Një sërë çështjesh të vazhdueshme, kanë shkaktuar probleme mbi industrinë e vajit të ullirit për gjysmën e dekadës së kaluar dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më të tmerrshme. Sipas ekspertëve të fushës, çështja kryesore është një bakter që vret pemën e ullirit, i cili po përhapet me shpejtësi. Kjo e shoqëruar me problemet e prodhimit të lidhura me COVID dhe çështjet e furnizimit që rrjedhin nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë, po bëjnë kërdi me furnizimet e vajit të shëndetshëm më të preferuar në botë.

 

Problemet filluan pak më shumë se dekadë më parë kur një bakter i njohur si Xylella fastidiosa filloi të vriste pemë ulliri në Itali, veçanërisht rreth 20 milionë në Pulia, sipas Atlas Obscura. Sëmundja brutale i kthen pemët një ngjyrë të zbehtë të pashëndetshme dhe i lë ato pa “asnjë mundësi për të mbijetuar”, sipas gazetës.

 

“Kjo është koha më kritike për vajin e ullirit. Ka një të ardhme të paparashikueshme. Kanë kaluar shumë vite që ky ka qenë një problem … po shkatërrohen pemët” tha Brembilla, një ekspert i kësaj fushe.

 

Në tentativa për t’u përballur me këtë problem, agronomët kanë identifikuar dy varietete pemësh ulliri, që preken nga sëmundja, por nuk vdesin. Këto dy varietete janë konsideruar një pikë nisjeje, për të mbojtur këto pemë.

 

Ashtu si me shumë mallra të tjerë, efiçenca e kostos, prodhimi dhe transporti i vajit të ullirit është penguar nga pandemia. Mungesa e fuqisë punëtore, problemet e zinxhirit të furnizimit, rritja e kostove të energjisë dhe rezervat ekstreme në porte anembanë globit, ndikojnë gjithashtu edhe në çmim.

Author: portali