Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivistët: Nesër dalim në të njëjtin orar, “Pilafi s’mban më ujë”!

Është mbyllur në mënyrë paqësore protesta e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve.

Protesta me moton “Pilafi s’mban më ujë” nisi fillimisht në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas qytetarët marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke u ndalur përballë Kryeministrisë.

Aktivistë të shumtë mbajtën fjalën në podiumin e improvizuar ku kërkuan largimin e kryeministrit të cilët e bënë përgjegjës për varfërinë e shqiptarëve. Aktivistët në fund të protestës njoftuan se nesër sërish në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e radhës deri në atë që ata e quajnë misionin e tyre: “Largimin e qeverisë”.

Author: portali