“Teksa qëndroja para 300 mijë shqiptarëve, u mallëngjeva…”! Ambasada e SHBA publikon mesazhin e James Baker: Isha dëshmitar si Shqipëria festoi lirinë

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli.

 

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”! Tridhjetë e një vjet më parë, në 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysëm shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re. Përballë qindra mijëra shqiptarëve në sheshin Skënderbej në Tiranë, ai i siguroi ata, “Liria funksionon”. Në 31 vjetorin e asaj dite dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish Sekretari i Shtetit James Baker dërgoi këtë mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Author: portali