Nafta ka shënuar rënie të ndjeshme sot në bursë, duke humbur afro 5 dollarë krahasuar me një ditë më parë.
Nafta Brent e Londrës ka humbur rreth 4% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ka rënë me rreth 5% dhe po tregtohet në 104 dollarë për fuçi.
Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursa, a do e shohë këtë herë “Bordi i Çetit”?
Pas këtij lajmi ka reaguar avokati Adriatik Lapaj i cili shkruan se çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë.
Ndërkohë në vendin tonë çmimi i naftës është ngritur nga bordi ‘komunist’ siç e quante kryeministri Rama. Adriatik Lapaj shkruan se jemi të vjedhur.
Postimi:
Sot çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë. Në datën 4.04.2022 çmimi i naftës në bursën Brent ka qenë 108.15 dollarë dhe atëhere Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg 219 lekë për litër. Me çmimin që sot ka nafta në bursë dhe standardin e bordit në dt. 8.04.2022 sot çmimi i naftës nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri.
JEMI TË VJEDHUR!