Sipas astrologjisë, ka disa shenja të zodiakut, që janë më të lumtura kur janë beqarë. Zbuloni nëse edhe ju bëni pjesë në ndonjë prej këtyre katër shenjave.
Virgjëresha
Kjo shenjë ka në axhendën e saj plane të pafundme. Ndaj, kur është beqare jo vetëm që ka lirinë të bëjë gjithçka kur të dojë, por edhe tamam ashtu siç dëshiron. Ndaj mos u pyesni pse është më e lumtur kur është beqare. Përveç kësaj, kjo shenjë është aq selektive me shokët e tij, saqë askush nuk aq i mirë sa duhet për të. Edhe pse është një shenjë që e do stabilitetin, nuk hyn lehtë në marrëdhënie.
Ujori
Ujori e do vetminë dhe dëshiron të kalojë kohë me veten e tij. Ai nuk mund të durojë asnjë presion dhe interesi i tij erotik do të zhduket shpejt nëse ai mendon se flirtimi do të shkojë në diçka më të përhershme. Për shkak se mënyra e tij e të menduarit është shumë e veçantë dhe jokonvencionale, ai vështirë se do të përshtatet në mënyrë të përsosur me dikë. Ai mund të jetë një shenjë ajri, e do komunikimin, por në të njëjtën kohë është një nga njerëzit më të vetmuar.
Luani
Sa herë që takon një person të ri që u afrohet në mënyrë erotike, aventura zgjat disa javë. Por më pas, ai largohet. Luani preferon që të jetë beqar sepse askush nuk është si ai. Ai ndjen se meriton më të mirën dhe refuzon të bëjë kompromis me diçka që nuk do ta ndiejë se i përshtatet plotësisht.
Shigjetari
Liria është shumë e rëndësishme për një shigjetar. Është një shenjë e pavarur, entuziaste dhe shumë optimiste që e do lirinë, aventurën dhe ndryshimin. Shigjetari i ka gjithmonë sytë te aventura e radhës. Pra, të qenit në një lidhje e bën atë të ndihet i bllokuar. Ai dëshiron që ju të mos e kufizoni, të mos i tregoni se çfarë të bëjë dhe ta lini në festën e tij të përjetshme. Ka sens humori, i pëlqen të flirtojë dhe kërkon eksperienca të reja. Ai është social dhe interesi i tij erotik humbet lehtësisht pasi çdo herë diçka tjetër e emocionon më shumë.